Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Përfundon Rinumërimi i 24 Kutive të Votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 24 kutive të votimit, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga këto 24 kuti, 21 janë kuti votimi nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, ndërsa tri të tjera nga zgjedhjet për Kryetar Komune, ka bërë të ditur zëdhënësi KQZ-së Valmir Elezi, raporton Rtv21.

KALLXO.com raportoi dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që t’i dërgojë në rinumërim 24 kuti të votimit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Propozimi për rinumërim të këtyre kutive të votimit u dha nga menaxheri i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj.

Në mesin e këtyre 24 kutive të votimit, tri i përkasin fletëvotimeve për kryetarë të komunave, ndërsa 21 të tjerat për asambletë komunale.

Ahmetaj tha se tri kutitë që duhet të numërohen i përkasin komunave të Prishtinës, Prizrenit dhe Suharekës.

http://kallxo.com/24-kuti-votimi-ne-rinumerim/

“Rinumërimi duhet të bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave brenda formularëve të rezultateve dhe mungesës së nënshkrimeve të kryesuesve të vendvotimeve”, tha Ahmetaj.