Foto: Kallxo.com

Përfundon për sot intervistimi i Sami Lushtakut në Hagë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku e ka përfunduar për sot intervistimin nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Lushtaku ka dalë nga ndërtesa e Prokurorisë mirëpo nuk ka dhënë deklaratë për media.

Lushtaku është intervistuar nga Prokuroria në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Në Hagë është intervistuar për dy ditë rresht ish-komandanti tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. Mustafa është marrë në pyetje për gati 16 orë.

Në një deklaratë për media ai ka thënë se është ftuar në Gjykatë si “dëshmitar i dyshuar”.