Perfundon intervistimi i ish Drejtorit të AKI-së lidhur me deportimin e 'gylenistëve'

Për rreth gjysmë ore, Komisioni Hetimor për deportimin e shtetasve turq nga Kosova ka marrë në pyetje për të dytën hetë ish-Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi.

Njëjtë sikurse Ish-Drejtori i Policisë Shpebnd Maxhuni edhe Gashi u intervistua pa praninë e mediave dhe nuk sqaroi se pse ishte thirrur për të dytën herë nga i njëjti komision.

Ish- Drejtori i Policisë së Kosovës, tani Drejtor i AKI-së, Shpend Maxhuni, ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për deportimin e gjashtë gyleniatëve në mars të vitit të kaluar, të bëhet pa prezencën e mediave.

Komisioni Parlamentar për Hetimitin e deportimit të gylenistëve kishte gjetur disa shkelje në këtë proces.

KALLXO.com kishte publikuar një seri hulumtimesh që zbardhin gjetjet e komisioni për mënyrën se si kishte ndodhur deportimi.

Eksperti amerikan: Tri prova pse “gylenistët” e deportuar nuk ishin të rrezikshëm