Bartja e kufomave pas zhvarrimit | Foto: KALLXO.com

Përfundon Autopsia e Viktimave të Vdekjeve të Dyshimta

Është kryer autopsia e tre personave që u zhvarrosën dje në lidhje me vdekjet e dyshimta të javës së kaluar në QKUK.

Lajmin për përfundimin e autopsisë për KALLXO.com e bëri të ditur Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Ka përfunduar autopsia e tre personave të cilët u zhvarrosën dje. Nuk dihet se sa kohë do të duhet për t’u bërë analizat toksikologjike dhe ato histopatologjike”, tha Gërxhaliu.

Më tej, ai bëri të ditur se trupat e pajetë u janë kthyer familjarëve.

Në ditën e djeshme, një zhvarrim u bë në regjionin e Prishtinës, një në Skenderaj dhe një në Viti.

http://kallxo.com/zhvarrosen-personat-qe-vdiqen-ne-qkuk/

http://kallxo.com/ministri-deklarohet-per-vdekjet-e-dyshimta-ne-qkuk/