Përfundon Aksioni në Veri Kundër Kontrabandës

Aksioni i nisur sot në mëngjes në  Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës Veriore kundër kontrabandës ka përfunduar.

KALLXO.com xhiroi sot largimin e automjeteve të doganës që në mbështetje të policisë dhe me prani të zyrtarëve të Administratës Tatimore zbuluan në këtë pjesë të vendit mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Aksionin kundër kontrabandës e konfirmoi sot për KALLXO.com zëdhënësi i doganës Adriatik Stavileci.

“Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion te lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara,” tha Stavileci.

Dogana në Mitrovicën Veriore gjeti mallra pa dokumente që kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.