Përfundojnë Zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore

Sot kanë përfunduar edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, ndërsa atletët nga Rusia kanë marshuar nën flamurin neutral, pas ndalimit që i është bërë Rusisë për shkak të programit të dopingut.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka deklaruar mbylljen e lojërave, në një ceremoni në të cilën ishin pjesëmarrës edhe liderë të nivelit të lartë politik nga Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara.

Atletët rusë kanë marshuar në ceremoninë e mbylljes në stadium pa flamurin e tyre, ndërsa në veshjet e tyre ka qenë mbishkrimi Atletët Olimpikë nga Rusia.

Presidenti Bach i ka dhuruar flamurin olimpik majorit të Pekinit, Chen Jining, duke simbolizuar se lojërat e ardhshme pas katër vitesh do të mbahen në kryeqytetin e Kinës më 2022.

Pekini do të jetë qyteti i parë nikoqir i Lojërave Olimpike Dimërore dhe atyre Verore.

Lojërat Olimpike Verore në Pekin janë mbajtur më 2008. (REL)