Pamje nga gërmimet në kampusin e UP-së - Foto: KALLXO.com

Përfundojnë Gërmimet, Nuk Ka Varrezë Masive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka përfunduar operacioni i kërkimit të varrezave masive që dyshohej se gjendeshin në kampusin universitar të UP-së.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë gërmimeve në tri lokacione të ndryshme nuk është gjetur as varrezë masive, as ndonjë mbetje mortore.

“Pas përfundimit tё gërmimeve vlerësuese nё hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës edhe nё pikën e tretë dhe tё fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, pёr dy ditё me radhë, nuk janë gjetur mbetje mortore”, njofton Prokuroria Speciale.

Gërmimet e filluara më 13 korrik të këtij viti kanë zgjatur deri sot, kur edhe dolën rezultatet.

KALLXO.com ka raportuar për gërmimet në të tre lokacionet ku dyshohej se ka të varrosur persona të zhdukur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

http://kallxo.com/tri-vende-te-dyshuara-per-varreze-masive-ne-kampusin-e-se/

http://kallxo.com/germohet-lokacioni-dyte-afer-kishes-ortodokse/

http://kallxo.com/vazhdon-kerkimi-i-varrezes-masive-prapa-rektoratit/

Gërmimet kishin filluar bazuar në dyshimet e ngritura nga disa qytetarë dhe me urdhrin e Prokurorisë Speciale.