Ilustrim

Përfshihet nga zjarri shtëpia e pabanuar në Pejë

Një dhomë e një shtëpie të pabanuar është përfshirë nga zjarri në Krostovc të Pejës, dje rreth orës 03:00.

Sipas PK-së, ankuesi ka njoftuar se shtëpinë e pabanuar përkatësisht një dhomë të saj pronë e axhës së tij i cili jeton dhe punon jashtë vendit në rrethana dhe shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin.

Dëmi kryesisht është në gjësende prej tekstilit.