Performancë artistike për shënimin e 'Javës së Librit të Ndaluar'

Për gjatë historisë njerëzore libri është përballur me ndalesa, djegie dhe ‘mallkime’ të shumta ne vendet e ndryshme të botës.

Më keq pësoi edhe libri dhe literatura shqipe që nga kohë kur niset të shkruhej, sidomos pas dhe shekullit të 19-të e deri më sot.

Për të përkujtuar këtë kalavar të librit shqip, por edhe atij botërore, organizata ETEA ka organizuar të hënën më 24 shtator një performancë artistike të titulluat “Librat digjen, (por) idetë jo”, në kuadër të “Javës së librit të ndaluar”, në Sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje, sipas organizatorëve është ngritja e vetëdijes mbi lirinë e shprehjes dhe përkujtimi i librave të ndaluar e artistëve dhe intelektualëve të ndëshkuar.

Agon Ahmeti drejtor i ETEA-s ka thënë me këtë rast se është hera e parë që kjo ngjarje shënohet në Kosovë, përkundër asaj se tashmë për dekada është duke u shënuar në vende të ndryshme evropiane dhe më gjerë.

Sipas tij, ky aktivitet është një rast shumë i mirë për të kujtuar gjithë ata shkrimtarë, gazeta dhe intelektualë shqiptarë që u censuruan dhe u ndëshkuan në mënyra në ndryshme nga sistemet që kanë kaluar populli ynë veçmas nga komunizmi dhe regjimi jugosllav.

“Kjo është hera e parë që ky aktivitet i iniciuar nga Asociacioni i Bibliotekave Amerikane, mbahet te ne dhe ideja është që në të ardhme të kemi një shumëllojshmëri të aktivitete që do tu kushtohen shkrimtarëve tanë të persekutuar”, ka thënë ndër të tjerash Ahmeti.

Përveç performancë satirike realizuar nga skenaristi Florent Kurtalani dhe regjisori Kushtrim Mehmeti, gjatë ditës së sotme, në kuadër të “Java e librit të ndaluar”, do të ketë edhe një debat me publicistin Veton Surroi dhe Shfaqja e filmit “Fahrenheit 451”.

Në shumë shtete perëndimore, në fundin e muajit shtator organizohet “Java e Librit të Ndaluar”.

Këtë vit për herë të parë shënohet në Prishtinë nga ETEA në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës në kuadër të aktivitetit “Prishtina lexon”.