Përditshmëria e të rinjve në shfaqje baleti

Baleti Kombëtar do të shfaq sot, më 7 mars 2019,  duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes “Andërr” me libreto dhe koreografi të Kreshnik Musollit.

Shfaqja është realizuar premierë në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa është një kombinim stilesh vallëzimi nga ku ndërtohet përditshmëria e të rinjve që në thelb të trajtimit ka kohën, e cila humbet e nuk kthehet më.

Lakmia, xhelozia, janë pjesa tjetër e vetive që trajtojnë balerinët përmes lëvizjeve të tyre.

Ngjarja në shfaqje ndodh në një lagje ku dëgjohet muzika hip-hop brenda një komuniteti që jeton në lumturi e harmoni me shumë nevoja, por që  ëndrra nuk ua zbeh asnjëherë synimin.