Mytaher Haskuka - Foto: KALLXO.com

Përçahen aleatët në Prizren, edhe LDK del kundër Mytaher Haskukës

Dështimi i seancës së jashtëzakonshme të hënën ka sjellë edhe përplasjet ndërmejt aleatëve të koalicionit në Prizren.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të së hënës kishin munguar asambleistët e LDK-së, përkundër faktit që janë në koalicion me Vetëvendosjen. E më vonë edhe asambleistët nga radhët e opozitës kishin lëshuar mbledhjen.

Asambleistët e LDK-së që kishin refuzuar të marrin pjesë në këtë seancë të jashtëzakonhsme të thirrur nga Haskuka, kanë reaguar duke thënë se nuk do të bëhen ‘patericë’ e askujt.

Haziz Hodaj asambleist nga radhët e LDK-së, ka reaguar pas dështimit të mbajtjes së seancës së thirrur nga Haskuka duke thënë që “asnjëherë nuk i kemi bërë obstruksione vendimeve në interes të komunës, pavarësisht pozitës që kemi pasë në Kuvend, e as nuk do t’i bëjmë asnjëherë’.

“Por le ta harrojë secili që ne do të jemi patericë e çdo kujt e aq më tepër e atyre që kanë tendencë të kapin çdo gjë që u vie për dore”, tha Hodaj.

Mungesën e asambleistëve të LDK-së në këtë seancë e kishte paralajmruar asambleisti tjetër nga kjo parti, Petrit Hoxhaj.

Ai para seancës kishte paralajmëruar se “LDK nuk merr pjesë në Seancën e Jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari Mytaher Haskuka deri sa të konkretizon të gjitha marrëveshjet paraprake për një“Bashkqeverisje të mirëfilltë”.

Pas dështimit të mbledhjes, Kryetari Mytaher Haskuka kishte akuzuar asambleistët e koalicionit dhe të opozitës për hubmjen e investimit në shumën prej 350 mijë euro nga Ministtria e Pushtetit Lokal.

Haskuka ka deklaruar se “as opozitarizmi e as interesat personale, në asnjë rast nuk guxojnë të jenë mbi interesat e qytetarëve të Komuës së Prizrenit”.

“Të jesh asambleist do të thotë të përfaqësosh interesat e qytetarëve. Veprimet e papërgjegjshme nuk mund të justifikohen”, tha Haskuka.

https://kallxo.com/prizrenit-i-deshton-projekti-nga-ministria-haskuka-fajeson-asambleistet/

Petrit Hoxhaj pas deklaratës dhe akuzave të Haskukës ka reaguar duke thënë se mospjesmarrja e LDK-së, është t’i tregohet opinionit dhe qytetarëve të Prizrenit se projekti për të cilin është kërkuar të votohet nuk është në interes të qytetarëve të Prizrenit.

“Ky projekt i ndërtimit të rrugës me marrëveshje bashkëpunimi mes dy komunave Mamushë dhe Prizren nuk është aspak në interes të fshatrave të Prizrenit, ashtu siç thuhet, por është interes i Mamushës dhe vetëm i Mamushës”, tha Hoxhaj.

I njëjti postimi të tij i ka bashkangjitur një fotografi, ku shihet një kërkesë nga ana e përfaqësuesve të fshatrave Medvec, Smaq dhe Maushë, që ka datën 25 gusht të vitit 2017,  ku të njëjti kishin paraqitur kërkesë për asfaltimin e rrugëve Medvec, Smaq, Novak, Mamushë.

Kallxo.com ka raportuar për lëkundje të koaliconit, kur shefja e kabinetit të Haskukës, ka paditur për shpifje Zafir Berishën, figurën kryesore të subjektit Nisma për Prizren.

Zafir Berisha veprimet partnerit të koalicinit, i ka quajtur,  ‘’ fëminore dhe muhalife ‘’.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për përplasjet që po ndodhin në asamblenë Komunale të Prizrenit, ku në mbledhjet e rregullta ka edhe përplasje ndërmjet asambleistëve që janë pjesë e koalicinit, por edhe situat kur të njëjti shfaqin akuza ndaj drejtorëve të Haskukës.

Në mbledhjen e fundit të rregullt, kishte përplasje fjalësh ndërmjet asamlbeistëve kur po flitej për shpenzimet e drekave dhe darkava zyrtare, ku asambleistët  akuzonin njëri tjetrin se kush po shpenzon më shumë në Dreka Zyrtare.

Asambleistët e Vetëvendosjes e të Ldk-së, në të shumtën e rasteve drejtojnë akuza ndaj Drejtorit të Haskukës, e atë Drejtorit të Arsimit Skender Susurit  për punësimë dhe konkurse të parregullta.