FOTO: RTV 21

Perandori i ri i Japonisë premton se do të jetë simbol i unitetit

Naruhito trashëgon poziten e të atit Perandori japonez, Naruhito ka premtuar se do të përmbushë rolin e tij si “simbol i shtetit dhe unitetit”, kështu u zotua në fjalimin e tij të parë publik që nga marrja e fronit.

59-vjeçari zyrtarisht filloi mbretërimin e tij të mërkurën, në një ceremoni të shkurtër por simbolike në Pallatin Perandorak.

Naruhito ka trashëguar babain e tij, 85-vjeçari Akihito, i cili ka hequr dorë nga froni për shkak të problemeve shëndetësore.

Akihito është perandori i parë japonez që ka hequr dorë nga pozita për më shumë se 200 vjet./21Media