ILustrim: Procesi i prodhimit

Për tre muaj shtrenjtohet për 1% prodhimi në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në tre muajt korrik-shtator të këtij viti është më i lartë për 1.0 përqind , krahasuar me tremujorin paraprak.

ASK bën të ditur se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i prodhimeve minerale jometalike 6.9 përqind, prodhimi i pijeve 4.2 përqind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 4.1 përqind, prodhimi i mobileve 2.8 përqind, prodhimi i drurit dhe i prodhimeve të drurit dhe të tapës, përveç mobileve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 1.7 për qind,  energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 1.6 përqind përpunimi i prodhimeve ushqimore 1.3 përqind , prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj 1.2 përqind,  prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj 0.9 përqind dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës 0.2 përqind.

Nxjerra e xehes së metalit pësoi rënie më të thellë rreth -13.3 përqind

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-13.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.4%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.8%); prodhimet kimike (-2.7%); prodhimi i metaleve (-1.6%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.1%).”, thuhet në komunikatë

Sipas komunikatës, krahasuar me tremujorin e tretë 2018 me tremujorin e tretë të  2017-ës, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 2.3 përqind.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i metaleve 14.6 përqind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 7.3 përqind, prodhimi i pajisjeve elektrike 6.0 përqind; prodhimet minerale jometalike 5.5 përqind; prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove 3.3 përqind, prodhimi i drurit dhe i prodhimet pre tij dhe të tapës, përveç mobiljeve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 2.9 përqind, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 2.5 përqind,  prodhimi i mobiljeve 2.2 përqind; prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj 1.4 përqind, përpunimi i prodhimeve ushqimore 1.3 përqind, prodhimi i pijeve 1.3 përqind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 0.8 përqind; dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës 0.3 përqind.

ASK thotë se rënie më të lartë çmimeve kishte tek nxjerrja e xeheve të metalit

“Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-11.1%); prodhimet kimike (-3.1%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (-1.9%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.8%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.1%).”, bën të ditur komunikata.