Për të parandaluar aksidentet, në Gjilan ndërtohet rrethrrotullim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar punimet te rrethrrotullimi në pjesën hyrëse të rrugës së Prishtinës.

Sipas një komunikate të Komunës, kryetari Haziri ka thënë se me ralizimin e këtij projekti, do të parandalohen aksidentet dhe qarkullimi i veturave do të jetë më i lehtë.

“Ky vend ka qenë problematik dhe janë shkaktuar shpesh aksidente. Me bashkëpunëtorët kemi vendosur që ta bëjmë këtë rrethrrotullim i cili besojmë shumë që do të ndikojë në parandalim të aksidenteve dhe qarkullim më të lehtë të veturave”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit në vendin e quajtur “Te tuneli” për të krijuar siguri më të madhe për këmbësorët.

Sipas komunikatës së Komunës, realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme kap vlerën e afro 140 mijë euro.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!