Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Për Pronë Përleshet me Vëllain dhe Kunatën

Policia ka arrestuar në Drenas një person, i cili dyshohet se për çështje pronësore është përleshur fizikisht me  vëllain e tij dhe bashkëshorten e vëllait.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktimat dhe i dyshuari.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie e e cila dyshohet se ka qenë në pronësi të të dyshuarit, por nuk është përdorur.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30.