Për nder të Festës së Flamurit '28 Nëntorit' institucionet sot janë në pushim

Në Kosovë sot (e mërkurë) asnjë institucion publik nuk do të punojë, për nder të ditës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori.

Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP-it.

Ndryshe, 28 Nëntori zyrtarisht nuk hyn në kalendarin e festave zyrtare, por sipas Ligjit është ditë memoriale.