Për Dy Vjet Sulme e Kërcënime ndaj 43 Gazetarëve

Duke paraqitur raportin që lidhet me treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tregoi shqetësimet me të cilat përballen punonjësit medialë në Kosovë.

Raporti, sipas AGK-së, u hartua nga intervista me 14 persona shumica gazetarë, anketa me 50 gazetarë dhe nga të dhënat statistikore zyrtare.

Raporti i nxjerrë të mbyllura për qasje në dokumente publike instituionet, pasi 78 për qind të gazetarëve të intervistuar konsiderojnë se u është mohuar e drejta për qasje në dokumente publike.

Të anketurit Qeverinë e Kosovës e konsiderojnë më të mbyllur sa i përket qasjes në dokumente publike në raport me Kuvendin.

BIRN-i kishte kërkuar më herët nga Qeveria e Kosovës qasje në dokumentet publike për shpenzimet gjatë dialogut të Brukselit, por nuk i ishte lejuar ajo.

Më pas BIRN-i kishte paditur Zyrën e Kryeministrit dhe vitin e kaluar e kishte fituar gjyqin.

http://kallxo.com/birn-fiton-rastin-gjyqesor-ndaj-zyres-se-kryeministrit/

Gazetarët në anketat që u janë bërë edhe pse kanë thënë se legjislacioni e garanton lirinë e shprehjes, kanë konstatuar se “zbatimi i garancive të tilla ligjore është i dobët në praktikë”.

AGK-ja në raportin e saj konstaton se punonjësit medialë janë ankuar “se sistemi i drejtësisë nuk është efikas në trajtimin e lëndëve të tyre kur ata kërcënohen apo sulmohen fizikisht”.

Sipas AGK-së që nga viti 2014 e deri në tetor të 2016-ës janë kërcënuar ose sulmuar 43 gazetarë. 63 gazetarë kanë raportuar rastet e tyre në polici që nga viti 2013 e deri në gusht të këtij viti.

Brengë e të intervistuarve janë edhe “mungesa e kontratave të punës, vonesat e pagave dhe borxhet ndaj tyre nga pronarët.

AGK-ja në raport konstaton se “gazetarët punojnë jashtë orarit dhe nuk kompensohen dhe gjysma e gazetarëve të anketuar kanë thënë se pozita e tyre ekonomike është përkeqësuar ndër vite”.

Inspektorati i Punës në korrik gjobiti tri medie për shkelje të të drejtave të gazetarëve.

http://kallxo.com/gjobiten-tri-media/

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rekomandon partitë politike që të heqin orë nga ushtrimi i ndikimit në televizionin publik, ndërsa Kuvendit i sugjeron që të gjejë zgjidhje të duhur financiare për RTK-në.

Projekti i paraqitur sot nga AGK-ja është zhvilluar në kuadër të hulumtimit rajonal për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve që zbatohet nga asociacionet e gazetarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.