Për 24 orë, dy raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Prishtinës

Dy raste të dhunës ndaj grave janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës.

Në rastin e parë, është arrestuar një person i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten  e tij.

I njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në rastin e dytë, viktima ka raportuar në polici se është fyer dhe keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Për këtë rast, policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi.