Pentagoni - Foto: REL/Shutterstock

Pentagoni 'gati për t'iu përgjigjur' çdo provokimi nga Koreja e Veriut

Pentagoni është i gatshëm t’i përgjigjet çdo “veprim provokues ” nga Koreja e Veriut, ka bërë të ditur gjeneral-lejtnant Kenneth McKenzie.

“Ne jemi duke qëndruar si një boksier, jemi të gatshëm të përgjigjemi “, tha Drejtori i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, McKenzie.

“Do të shohim se çfarë zhvillime do të ketë në ditët e ardhshme. Nëse ndodhin veprime provokuese nga Koreja e Veriut, ne me siguri do të jemi gati në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët tanë në rajon “, ka përfunduar Kenneth McKenzie. (REL)