Pejë:Polici që dyshohet se u vetëvra punonte në kufi

Një polic është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Pejë.

Fjala është për pjesëtarin e Policisë Kufitare, B.Xh.

Polici i ndjerë ishte 42-vjeçar.

Ndërkohë që ende nuk dihen saktë rrethanat e vdekjes së tij, KALLXO.com merr vesh se polici dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Policia ka njoftuar sot në raportin e saj të përditshëm se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i pjesëtarit të saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com edhe mbrëmë ka raportuar për rastin në fjalë.

https://kallxo.com/peje-vdes-nje-polic-ne-rrethana-te-paqarta/

www.kallxo.com