Foto: Ilustrim

Pejë, theret me thikë një i mitur

Policia e Pejës ka arrestuar dy të dyshuar, njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit nga viktima – i mitur, me forcë i kanë vjedhur një telefon mobil dhe më pas me thikë e kanë therur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa telefoni i vjedhur i është kthyer viktimës.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje grabitqare, ka ndodhur në rr. “Papa Klementi”, në Pejë, më 26 prill rreth orës 22:20.