Ilustrim

Pejë - Sulmohet fizikisht shtetasi i Shqipërisë

Është arrestuar një pejan, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas të Shqipërisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi ndaj këtij personi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Në raportin 24 orësh është thënë se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.