Pejë - Policia kërkon ndihmë për identifikimin e grabitësit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetar për identifikimin e një personi të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve rajonale DRP-Pejë, në disa raste të ‘grabitjeve me armë’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 dhe 2019, janë siguruar disa foto dhe video të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.

Policia ka njoftuar se fotografitë dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe videove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotot dhe videot e bashkangjitura të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Në rast se keni ndonjë informacion në lidhje me personin e dyshuar mund të lajmëroni policinë në numrin 192 dhe 080019999, Policinë në Pejë në numrin 039 432 327 ose në email adresës [email protected].

Më poshtë do të gjeni linkun me  video të personit të dyshuar.

 

 

https://www.mediafire.com/folder/8ibsdcbaxz66o/I_dyshimti