Foto: Ilustrim

Pejë - I mituri pranon se kishte kryer mbi 20 vjedhje

Një i mitur është arrestuar në orët e mëngjesit të hershëm të ditës së djeshme në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

I mituri i dyshuar së bashku me dy të dyshuar të tjerë të cilët gjenden në arrati kishin kryer vjedhje në një lokal.

Pas arrestimit të të dyshuarit të mitur i njëjti është intervistuar dhe kishte pranuar se bashkë me të dyshuarit e tjerë kanë kryer mbi 20 raste të vjedhjeve në vende të ndryshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.