Ilustrim

Pejë: I akuzuari për vrasje lëvizet me antiplumb

Gardianëve u është dashur t’i veshin antiplumb Gjon Pnishit, i akuzuar për vrasjen e Ferdinand Gjinit.

Në ditën kur në procesin gjyqësorë ishte paraparë të dëshmojë i vëllai i të ndjerit, të pandehurit janë sjellë me masa të rrepta të sigurisë për të dëgjuar dëshmitë e miqve dhe familjarëve të viktimës.

Procesi gjyqësor në rastin e vrasjes, për të cilën pretendohet se në Zvicër u paguan parat, ka vazhduar me paraqiten e dëshmitarëve para të akuzuarve.

Çështja e vrasjes së Ferdinand Gjinit është përshkruar në aktakuzën e Prokurorisë.

E njëjta  pretendon se i ndjeri u vra me porosinë e Bekim Rajës, i cili e kishte porositur Avni dhe Murat Sinanin të kryejnë vrasjen e viktimës Ferdinand Gjini, duke iu ofruar shpërblimin në shumën prej 100 mijë frangave zvicerane.

Në rrëfimin e tij, Pashk Gjini, vëllai i tani të ndjerit Ferdinand Gjinit, tregoi se së bashku me të vëllanë kishin ndërtuar një biznes të lojërave të fatit në Gjakovë.

“Ferdinandi bashkë me shokun tonë Mark Kqira janë fjalosur me Bekim Rajën lidhur me një blerje të shtëpisë rreth 100 mijë euro që janë marrë vesh Bekimi me Markun”, tha Pashk Gjini.

Ai ka treguar se në një rast e kishin rrahur Bekimin.

“Marki dhe Ferdinandi (i vëllai) kishin planifikuar ta rrahin Bekimin, më kanë thirrur mua, e kemi përcjellë deri në Shkugëz dhe e kemi rrahur”, tha ai.

Ai tha se pas kësaj kanë tentuar të pajtohen, por si këmbim kanë marrë kërcënime me vdekje.

“Pas 4 muajsh Bekim Raja ose paret e tij e vranë Mark Kqirën”, rrëfeu Pashk Gjini.

Pas kësaj ngjarje ai tha se bashke me vëllanë e tij të ndjerë gjatë gjithë kohës kanë qëndruar të armatosur, me jelek antiplumb e makinë të blinduar.

“Pas 9 muajsh duke hyrë në lagjen time në Brekoc të Gjakovës më kanë qëlluar më kallashnikovë dhe kjo vepër ende nuk është zbuluar nga Policia”, tha ai.

Dëshmitari rrëfeu se vëllai i tij kishte hyrë në disa borxhe.

“Ferdinandi kishte hyrë në disa borxhe dhe ka marrë pare me fajde por asnjëherë nuk kanë dhënë. Pas vrasjes së Markut unë kam dalë jashtë shtetit një kohë”, deklaroi vëllai i të ndjerit Ferdinand.

I akuzuari Bekim Raja e kundërshtoi deklaratën e Pashk Gjinit, duke thënë që janë të pavërteta.

“Nuk e di nëse Bekimi me vëllezërit Sinani janë njohur, por sigurisht ata i kanë ndarë rolet për me e kry veprën penale”, tha Pashk Gjini.

Trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit Sami Sharraxhiu bashkë me anëtarët Lumturije Muhaxhiri dhe Florije Zatriqi kanë dëgjuar edhe deklaratat e dëshmitarëve të tjerë.

Shkelzen Lekaj ka rrëfyer miqësinë e tij dhjetëvjeçare me të ndjerin.

“Neve si shoqëri nuk na ka pëlqyer shoqëria e tij me Gjonin sepse çdo takim mes tyre është bërë pa prezencën tonë. Pas problemit me Bekim Rajen dhe vrasjes së Mark Kqirës, Ferdinandin gjithmonë e kemi përcjellë deri në shtëpi. Ferdinandi përmes Martin Berishës ka tentuar disa herë me u pajtu me Bekimin, por Bekimi nuk është pajtuar. Pas vrasjes së Ferdinandit dyshimet tona kanë qenë tek Gjoni, i cili nuk ka qenë as në varrim, kjo ka qenë jonormale”, rrëfeu dëshmitari.

https://kallxo.com/deklarohen-te-pafajshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-ferdinand-gjinit/

 Dëshmia e ortakut

Në gjykatore përpos vëllait dhe mikut për vrasjen e Ferdinandit ka rrëfyer edhe ortaku i tij.

Ai ka kujtuar muhabetet e fundit me Ferdinandin pak para vdekjes së tij.

“Pas vdekjes së Markut, Ferdinandi më ka thënë që ishalla Bekimi më vret mua dhe jo vëllanë Pashkun. Edhe pse unë e kam njohur Gjonin, Ferdinandi është takuar vetëm me të “, tha ai.

Ai tha se pas vrasjes së Ferdinandit, Gjoni as nuk është interesuar, as në varrim s’kishte qenë dhe kjo për ata ka qenë jonormale.

“Edhe para se të vrahet Mark Kqira, Ferdinandi ka shprehur interesim me u pajtu, por pa sukses. Nuk e di si dhe në çfarë rrethana është njohur Ferdinandi me Gjonin, ka mundësi të jenë njohur në Zvicër po këtu n ‘Kosove nuk e di. Ferdinandi më ka pasur borxh mua, por të tjerëve nuk e di sa saktësisht”, tha Anton Nikollbibaj.

Shpjegimi i Prokurorisë

Çështja e vrasjes së Ferdinand Gjinit është përshkruar në aktakuzën e Prokurorisë. E njëjta  pretendon se i ndjeri u vra me porosinë e Bekim Rajës i cili e kishte porositur Avni dhe Murat Sinanin të kryejnë vrasjen e viktimës Ferdinand Gjini, duke iu ofruar shpërblimin në shumën prej 100 mijë frangave zvicerane.

Më shumë se katër vite hetime i janë dashur Prokurorisë së Pejës për të ngritur tezën e vrasjes me pagesë të Ferdinand Gjinit.

Banori i Gjakovës ishte vrarë mëngjesin e 23 qershorit 2014 në urën që lidhë fshatin Llukë dhe Prapaqan të Deçanit.

https://kallxo.com/zbulohet-identiteti-i-te-vrarit-ne-decan/

Hetimet e para të Prokurorisë përgjegjës për këtë vrasje e identifikuan Gjon Pnishin. Ai ishte arrestuar  ndërsa disa muaj me vonë ndaj tij filloi procesi gjyqësor në Gjykatën e Pejës.

Nën akuzën për vrasjen e Gjinit, Pnishi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 18 vite burgim.

Por vrasja e cila tronditi zonën nuk kishte marrë verdiktin final, pasi Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim çështjen ndërsa në rrugën hetimore prokurorja e rastit Valbona Haxhosaj kishte ngritur dyshime të reja.

Prokurorja Haxhosaj pretendonte se kishte zbuluar se vrasja ishte kryer me pagesë duke pretenduar se dihet edhe shuma e parave.

Bekim Raja sipas aktakuzës e kishte porositur Gjon Pnishin që së bashku me dy persona të tjerë Avni dhe Murat Sinanajn ta ekzekutonin Ferdinand Gjinin. Për ta realizuar këtë qëllim sipas aktakuzë Bekim Raja i kishte ofruar Gjon Pnishit shumën prej 100 mijë frangave.

Për ta realizuar qëllimin tre të pandehurit Gjon Pnishi, Avni Sinanaj dhe Murat Sinanaj e kishin ndërtuar planin e vrasjes.

Të pandehurit kishin kontaktuar me viktimën me qëllim të shkëmbimit të një substance narkotike dhe siç përshkruhet në aktakuzë viktima gjatë tërë kohës ishte ndjekur nga i akuzuari Gjon Pnishi.

“Kur viktima kishte arritur në vendin e krimit Gjon Pnishi i kishte bllokuar rrugën ndërsa i pandehuri Murat Sinanaj kishte qëlluar mbi të me automatik”, thuhet në aktakuzë.

 

https://kallxo.com/arrestimi-4-te-dyshuarve-shtyn-gjykimin-per-vrasjen-e-ferdinand-gjinit/