Ilustrim

Pejë - Has në një person që tentonte t’i hynte në dhomën e gjumit

Dje në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë është arrestuar një person i dyshuar, pasi është hasur dhe është ndaluar nga pronari i shtëpisë i cili edhe e ka lajmëruar Policinë.

“Dyshohet se i dyshuari ka tentuar që të depërtojë brenda në dhomë të gjumit në shtëpinë e ankuesit të lartcekur”, thuhet në raportin e policisë.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.