Pejë, gjenden mbi një mijë paketime barnash pa banderola

Njësia e Krimeve Ekonomike në Pejë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë konfiskuar 1 mijë e 724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola.

Këtë operacion e kanë kryer së bashku me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth rastit është njoftuar prokuroria dhe kanë filluar hetimet, thuhet në Raportin e Policisë.