Pejë: Arrestohet për vjedhje të 2 mijë eurove

Të dielën rreth orës 02:50, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë është arrestuar një person për vjedhje të rëndë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull është arrestuar pasi që i njëjti me forcë kishte thyer xhamin e veturës së viktimës mashkull dhe kishte vjedhur rreth 2 mijë euro para të gatshme.

Sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.