Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Pejë - Arrestohen dy të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Pejës ka arrestuar një burrë dhe një grua nën dyshimin se këta të fundit kanë bërë mundësim ose detyrim në prostitucion.

Tutje policia sqaron se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.