Ndërtesa e Komunës së Pejës. Photo: Atdhe Mulla.

Pejë: Aktakuzë për vjedhjen e 2000 eurove në objektin e komunës

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B. për vjedhjen e 2000 eurove brenda objektit të Kuvendit Komunal në nëntor të këtij viti.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet se më 13 nëntor të vitit 2018, rreth orës 10:30, në objektin e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi ishte siguruar se zyrtarja L.P. nuk gjendet në zyre, ishte futur brenda dhe nga çanta e saj, kishte nxjerrë kuletën dhe kishte marrë shumën prej 2,000 euro, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale të vjedhjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, thuhet në komunikatën e prokurorisë Themelore në Pejë.