Musli Arifaj, kryetar i Bashkësisë Islame në Pejë. Foto: Bashkësia Islame/Youtube

Pejë, aktakuzë ndaj kreut të Bashkësisë Islame për dëmtim të varreve

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë për dëmtim të varreve.

Sipas njoftimit aktakuza është ngritur kundër M.A, i cili është kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë  dhe F.H sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A. si kryetar i KBI-Pejë, në kundërshtim me rregulloren komunale mbi varrezat, i ka dhënë urdhër dëshmitarit I.A. për zhvarrimin dhe rivarrimin e të ndjerit T.G, i cili  në prezencën e të pandehurit F.H. sekretar i KBI-së në Pejë, ka nërë zhvarrosjen dhe rivarrosjen e të lartcekurit pa i përfillur procedurat përkatëse administrative.

Prokuroria ka njoftuar se të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës me këto veprime, duke dhënë urdhër për zhvarrosje dhe rivarrosje, kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprën penale e cilat u vihen në barë.