Pejë, 20 vjeçarja gjendet e vdekur në tarracën e një banese

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se një 20 vjeçare është gjetur e vdekur në tarracën e një banese në Pejë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë.

Sipas njoftimit, policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës B.L, 20 vjeçare.
“Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton policia.