Foto: Kallxo.com

Pejanët i thonë ‘Jo’ hidrocentralit në Lumbardh (FOTO)

Mijëra qytetarë kanë mbushur sot sheshin kryesor të Pejës për ta kundërshtuar p[rojektin më të ri të ndërtimit të një hidrocentrali në Lumbardh.

Qytetarët kanë dalë për ta kundërshtuar projektin i cili sipas tyre, e shkatërron lumin që zbukuron natyrën e Bjeshkëve të Pejës dhe vetë qytetin.

Agron Nikçi nga komuniteti i banorëve tha se nuk duhet të lejohet që të shkatërrohet bukuria që Lumbardhi ia jep këtij rajoni.

“Në emër të komunitetit, ju njoftoj të gjithëve se në Rugovë duhet të merren pëlqime të banorëve për çdo iniciativë. Apeloj që të gjitha iniciativat e tregtive pa pëlqimin tonë, të ndalohen”, tha Nikçi.

“Me këtë zërin e parë që sot e ngrisim këtu, ju bëjmë apel të gjithëve që e kanë nisur këtë projekt: Stop. Nuk prishet kjo bukuri”, shtoi ai.

Ndërsa për përfaqësuesin e shoqërisë civile në Pejë, Veton Mujaj, Lumbardhi për pejanët nënkupton shumë dhe se hidrocentrali nuk është zgjidhje për ta.

“Nuk na duhet kurrfarë energjie pa energjinë tonë shpirtërore”, tha Mujaj.

Ellen Frank Lajçi nga Era Group, duke folur para protestuesve tha se ndërtimi i këtij hidrocentrali i bën dëme të konsiderueshme mjedisit, jetë së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

“Ne duhet të ju themi “Kurrë” ndërtimit të hidrocentraleve, kjo këtu është mësimi më i mirë  që mund të kemi ne, ndërtimi i hidrocentraleve dëmton ujin e pijshëm, ndërtimi i hidrocentraleve dëmton ekzistencën e njerëzve dhe argumenti që ndërtimi i hidrocentraleve ndihmon në energji të ripërtëritshme nuk është e vërtetë. Unë do t’i them “Kurrë” ndërtimit në Lumbardh dhe çfarëdo ndërtimi në lumë tjetër në Kosovë”, tha Ellen Frank- Lajçi

Ajo lexoi emrat e 100 organizatave ë shoqërisë civile në Kosovë që janë vënë në përkrahje të një peticioni për ta kundërshtuar këtë projekt.

KALLXO.com sjell fotografi nga kjo protestë:

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com