
Peja
Peja as këtë vit nuk ‘zbukurohet’ nga Komuna për festat e fundvitit
Komuna e Pejës edhe këtë vit do të kursehet nga zbukurimet e qytetit.
Ky është viti i katërt në të cilën kjo Komunë nuk shpenzon asnjë cent për dekorimin e qytetit në rastin e festave të fundvitit.
Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj.
Ai ka thënë për KALLXO.com se qyteti do të dekorohet vetëm nga kompanitë vendore.
“Komuna e Pejës nuk ka nda buxhet për dekorim dhe as nuk kemi planifikua për shkak se kemi pasur që nga fillimi kontakte me bizneset dhe është vullneti i tyre që të bashkëpunojmë”, u përgjigj shkurt Abazaj.
Sipas tij, dekorimet nga bizneset do të fillojnë këtë javë.
KALLXO.com ka raportuar edhe për Komuna të tjera të Kosovës, se sa buxhet kanë ndarë për zbukurim të qytetit të tyre.
https://kallxo.com/komuna-e-cila-vitin-e-kaluar-ishte-cak-i-perqeshjes-zvogelon-buxhetin-per-dekorimin-e-qytetit-ne-prag-te-festave-te-fundvitit/
https://kallxo.com/prishtina-rrit-buxhetin-per-dekorimin-e-shesheve-per-festat-e-fundvitit/
.