Peci reagon pas raportit të Departamentit Amerikan kërkon zbatimin e udhëzuesit për politikë ndëshkimore

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Enver Peci, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të shtetit në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas raportit të DASH gjyqtarët në Kosovë po vazhdojnë të vendosin dënime të dobëta për trafikantët e dënua.

Pas publikimit të këtij raporti dhe në kuadër të gjetjeve të evidentuara në  kreu i Supremes, Peci, bënë thirrje publike për kolegët gjyqtarë dhe prokurorë, që të zbatojnë Udhëzuesin e Gjykatës Supreme, për Politikë Ndëshkimore, si një mjet i lehtë dhe efikas për rritjen e cilësisë së vendimeve, dhe mbi të gjitha, për vendosjen me drejtësi, për secilin rast, përfshirë këtu edhe rastet me trafikim të qenieve njerëzore.

Ai në fund falënderojë Shtetin Amerikan dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për forcimin e pushtetit gjyqësor në vend.