Memli Krasniqi, PDK

PDK: VV Shperndan Lajme Të Rrejshme

“Ju keni qenë dëshmitarë që javët e fundit VV krejt çka ka bërë është shpërndarja e lajmeve të rrejshme edhe përmes portaleve edhe përmes faqeve fantome në Facebook kështu që po e vazhdojnë të njëjtin trend edhe sot por kjo nuk do të ju ndihmojë. Shenjat e frikës të cilat i shprehin ne nuk mund t’ua heqim. Nuk kemi informacion që jep shenja për probleme as në fshatin që ju po e përmendni”, tha Krasniqi

Krasniqi tha se deri më tash procesi ka rrjedhur shumë mirë. Ndërsa u tregua i rezervuar për pjesëmarrjen e deritanishme të votuesve në zgjedhje.

“Ne besojmë që është herët të flasim dhe duke u munduar të jemi korrekt me rregullat e KQZ-së duhet të rezervohemi por jemi të kënaqur besoj që nuk ka përfunduar ende asgjë besojmë që do të jetë një ditë e madhe për gjithë ne para se të gjithash për vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij sot Kosova është një shembull për gjithë rajonin.