PDK: Seanca e sotme e panevojshme, është ndërhyrje në kompetencat e presidentit

Deputeti Elmi Reçica, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka kritikuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nga ana e opozitës për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Madje, PDK ka vlerësuar se kjo është ndërhyrje në kompetencat e presidentit.

“PDK është e interesuar që KQZ të jetë sa më shpejtë funksional dhe të përmbushë obligimet kushtetuese dhe ligjore, kjo nënkupton që sa më shpejtë të emërohen anëtarët e KQZ-së. Po e ashtu e vlerësojmë që kjo seancë dhe rezoluta  e propozuar nuk i kontribuon aspak forcimit të këtij institucioni dhe është ndërhyrje në përgjegjësitë e presidentit të vendit të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutë”, tha deputeti.

Reçica, ndërkaq kërkoi nga presidenti Thaçi t’i emëroj anëtarët e KQZ-së.