PDK-së thotë se ia mori një kuadër partnerit qeverisës - AAK-së

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar sot dy anëtarë të cilët janë Samir Bytyqi, dhe Besmir Gegaj nga Suhareka.
Siç njofton PDK, Samir Bytyqi ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë.

Ndërsa, Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.

“Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re”, thuhet në komunikatën e partisë së udhëhequr nga Kadri Veseli.