Zyret e PDK`s, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

PDK Nuk Komenton Bastisjen e Azem Sylës

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dashur të komentojë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për bastisjen e shtëpisë së së deputetit të saj, Azem Syla dhe një ish vozitësi të kësaj partie.

“Nuk di asgjë për këtë”, tha shkurt sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që PDK më vonë gjatë ditës të dalë me një deklaratë.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në këtë aksion përpos shtëpisë së Sylës janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në  mbarë vendin.

Në përgjithësi, burimet e EULEX-it kanë thënë s ebëhet fjalë për një grup prej 40 personash ndërsa në shënjestër për t’u bastisur janë 42 lokacione.

Azem Syla, gjatë luftës, për një kohë ka qenë komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.