Foto: Kallxo.com (Arkiv)
PDK në Mitrovicë: Jemi të bindur që prapa idesë për bashkim të Mitrovicës qëndron Vetëvendosja
Shef i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës jugore, Donjet Bislimi gjatë seancës ka deklaruar se ideja për bashkimin e Mitrovicës është ide e Lëvizjes Vetëvendosje e jo e kryetarit Agim Bahtiri.
“PDK gjithmonë ka qenë dhe është për bashkimin e Mitrovicës por fillimisht duhet të ngrisim një pyetje, kush realisht qëndron pas kësaj ideje, a është vetë kryetari apo është Vetëvendosja”, është shprehur Bislimi.
Ai është shprehur i bindur që prapa kësaj ideje qëndron Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju kryetar mund të mos jeni i vetëdijshëm për grackën e VV-së. PDK gjithmonë ka deklaruar se Mitrovica është e bashkuar”, ka thënë ai.
https://kallxo.com/bahtiri-bashkimi-i-mitrovices-ide-e-imja-personale/
https://kallxo.com/bahtiri-asnje-qytetar-i-mitrovices-se-bashkuar-nuk-do-te-jete-pa-buke-dhe-pa-sherbime/
.