PDK-ja nuk Përjashton as Zgjedhjet si Opsion

Hajredin Kuçi, nënkryetari i PDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti politik nuk përjashtoi asnjë opsion për dalje nga situata aktuale politike në vend.

I pyetur nëse PDK-ja është për zgjedhje, Kuçi tha se “çdo gjë që i bie mirë vendit do të jetë opsion”.

Kryesia e PDK-së u mblodh sot pasi opozita dërgoi në Kuvend nënshkrimet e nevojshme për seancën e jashtëzakonshme ku do të kërkojë mocionin e votëbesimit.

Kuçi tha se PDK-ja së shpejti do ta ketë qëndrimin e saj për mocionin e opozitës.

Katër deputetët të kësaj partie dhanë nënshkrimet e tyre për mocionin opozitar, por Kuçi deklaroi se kjo parti nuk është autoritare për t’i ndëshkuar ata.

“PDK-ja nuk i ka vendimet autoritative. Deputetët e kanë të drejtën demokratike”, tha Kuçi.

Nënkryetari i PDK-së tha se do të bisedohet me LDK-në .

“Jemi në koordinim të plotë me partnerët e koalicionit, po ashtu jemi të kujdesshëm që vendimet të jenë në dobi. Me partnerët e koalicionit do të diskutojmë me kohë do t’i kemi vendimet adekuate”, tha Kuçi.

KALLXO.com shkroi sot se PDK-ja shkeli njërën nga pikat e koalicionit qeveritar, e cila i obligonte nënshkruesit që të mos mbështesin mocionet e të tjerëve.

http://kallxo.com/pdk-e-shkel-marreveshjen-e-koalicionit-ldk-ne/