Kadri Veseli e Ramush Haradinaj - Foto: REL/Reuters
PDK-ja e Kadri Veselit e quan ‘partiçkë' partinë e Ramush Haradinajt
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë e ka quajtur partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës “partiçkë”.
Përmes një komunikate për media, dega e PDK-së në Fushë Kosovë e ka akuzuar AAK-në për mashtrim ndaj qytetarëve të kësaj komune.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke orkestruar një mashtrim ndaj qytetarëve të Fushë Kosovës, gjoja për vende pune e favore. Ky mashtrim i AAK-së në prag të fushatës zgjedhore është duke dështuar, pasi edhe qytetarët nuk besojnë në premtime të tilla të rrejshme”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
“Kjo partiçkë e cila pushtetin dy vjeçar e ka konsumuar duke punësuar familjarë e militantë partiakë me kontrata mbi vepër në dikasteret ku ka udhëhequr, nuk ka krijuar vende pune për qytetarët sikurse as për përkrahësit e vet në Fushë Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.
Kjo degë tutje thotë se me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ka përfunduar epoka e punësimeve familjare të “partiçkës”.
PDK dhe AAK kanë qenë partner të koalicionit në qeverisjen në largim, ku kryeministër ishte Kadri Veseli.