PDK i reagon VV-së dhe LDK-së për lëshimin e seancës 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, pasi lëshuan sallën e Kuvendit gjatë seancës së sotme ku pritej të formohej Komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, inciativë kjo e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Kërkesa e LDK-së dhe Vetëvendosjes për mos me votu inicimin e komisionit që do të t’i japë drejtim themelimit të Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, edhe pse mund të tingëllojë e rëndë është marrje e anës së atyre që qe 20 vjet e kanë mohu këtë gjenocid”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se  iniciativë themelimin e Tribunalit nuk duhet të ndalet.

“Si mundet me e kqyr veten në pasqyrë një deputet që don me e blloku dhe me e shu inciativën për Tribunalin. Më vjen keq që ikën edhe njëherë prej seancës qysh kanë ikë edhe 100 herë të tjera prej përgjegjësisë.  Këtë inciativë ne s’duhet me ndalë. Mosbesimi që ata e kanë për drejtësi është shumë më i  dobët se nevoja që e ka ky vend për drejtësi. Le të jetë në nderin e tyre, por kushdo që del lundër kësaj kërkese ko me përfundu në anën e turpit”, tha ai.