Safete Hadërgjonaj, deputete e PDK-së. Foto: Facebook

PDK e Kritikon dhe e Mbështet Buxhetin 2017

Deputetja Safete Hadërgjonaj, në emër të grupit, tha se ky projekt buxhet nuk përputhet me prioritetet e qeverisë.

“Nëse shohim brendinë e këtij buxhetit le shumë për të dëshiruar sa i përket materializimit të prioriteteve të qeverisë, harmonizimin me strategjinë kombëtare për zhvillim, programin  për reforma ekonomike, mekanizmin për stabilizim- asocim”, tha Hadërgjonaj.

Ajo gjithashtu theksoi se buxheti është hartuar ngjashëm me mënyrën e hartimit të buxheteve të viteve të kaluara me planifikime për projekte  që sipas saj janë vështirë të realizueshme.

“Ky buxhet shumë pak ndryshon nga vitet e mëparshme, krijon përshtypje që është hartuar nga një praktikë rutinë e buxheteve të kaluara”, tha Safete Hadërgjonaj.

Sido që të jetë, ajo tha se Grupi Parlamentar i PDK-së e përkrah propozimin e buxhetit me rekomandimet e dhëna.