Koalicioni për balotazh | Foto: Facebook

PDK e AAK Bashkë për Balotazhin në Prizren

Shaqir Totaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit njoftoi sot në Facebook se në balotazhin e 19 nëntorit do ta ketë edhe mbështetjen e ish-kundërkandidatit të tij Lulzim Kabashi dhe AAK-së.

“Rrugëtimit tonë të fitores së madhe më 19 nëntor iu bashkua sot edhe Lulzim Kabashi. Zyrtarizuam koalicionin me AAK-në i cili do ta rrisë dhe forcoj fitoren tonë”, shkroi Totaj.

Ai tregoi më tutje arsyen pse lidhi marrëveshje me Kabashin dhe AAK-në.

“Ky koalicion është pjesë e qasjes time gjithëpërfshirëse për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, shkroi në vijim Totaj.

Totaj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Prizren fitoi 19,869 vota, ose  29, 75 për qind të tyre.

Ai është na balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.

Haskuka në zgjedhjet e 22 tetorit fitoi 14,967 vota, ose 22,41 për qind të tyre.

Lulzim Kabashi që pritet t’i ndihmojë Totajt, në këto zgjedhje fitoi 5,814 vota, ose 8,70 për qind të tyre.

Edhe Mytaher Haskuka, kundërkanidati i Shaqir Totajt në balotazh, dje nënshkroi marrëveshje me Zafir Berishën, ish-kandidatin e Nismës për kryetar të Prizrenit.

http://kallxo.com/vv-koalicion-me-te-denuarin-per-keqperdorim-rryme/

KALLXO.com ka shkruar edhe për koalicione tjera të balotazhit.