Arkiv - Ramë Vataj, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit | Foto: Facebook

Pasuria në shifra e rektorit të Universitetit të Prizrenit

Ramë Vataj, i pari i universitetit publik të Prizrenit, ‘Ukshin Hoti’, ka deklaruar një pasuri  që sipas deklarimit buron nga kursimet, rroga si rektor dhe profesor në ‘Universitetin e Prishtinës’ .

Vataj në deklarimin në Agjencinë Kundër Korrupsionit thotë se ka një banesë në vlerë prej 19  mijë euro.

Po ashtu deklaronnjë shtëpi me truall 120 metra katrorë të trashëguar, por që sipas deklarimit ka zero vlerë në euro, ngjashëm, një tokë e punës që e ka deklaruar 1. 20 hektarë si trashëgimi  ka vlerë zero euro.

Vataj ka edhe një veturë Audi A6, në vlerë prej 13 mijë eurosh ndërsa në total ka 3 mijë e 341 euro para të gatshme në banka vendore.

Ai ka deklaruar të ardhura vjetore si rektor i UPZ-së prej 21 mijë e 941 euro, dhe 2 mijë e 322 të tjera si profesor.

Ai po ashtu deklaroi të ardhura prej 7 mijë e 986 euro në vit, nga siç e ka titulluar ‘ pjesëmarrje në borde, meditje, shpenzime të udhëtimeve zyrtare etj…

Universiteti i Prizrenit, rishtazi mbajti zgjedhjet e përgjithshme ku rektor u zgjodh, Ismet Temaj megjithëse zgjedhja e  tij u kontestua nga Ramë Vataj që ishte po ashtu në garë dhe nga zyrtarë të tjerë të universiteti.

Rektori i ri fillon mandatin më 1 tetor, ndërsa Vataj është rektor i këtij universiteti deri në atë kohë.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me zgjedhjet e kontestuara në universitetin  ‘Ukshin Hoti’.

Zgjedhja problematike e Rektorit të Universitetit të Prizrenit