Pasuria milionëshe e të rizgjedhurit në krye të LDK-së në Pejë

Kuvendi zgjedhor i Pejës ka ri-zgjedhur sërish Gazmend Muhaxherin në krye të LDK-së në këtë komunë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë LDK, të cilët kanë treguar në Gjilan, Istog e Pejë kandidatët ishin ri-zgjedhur prapë në pozitën që kishin pasur edhe më herët.

KALLXO.com, u sjell pasurinë e kryetarit të ri-zgjedhur të LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxherit.

Muhaxheri në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë të 2 milion e 440 mijë eurove.

Në këtë pasuri hyjnë katër shtëpi dhe katër toka. Tri toka dhe një shtëpi janë në emër të Muhaxherit ndërsa pjesa tjetër ne emër të përbashkët dhe të prindit.

Dy vetura në vlerë të 26 mijë eurove janë të deklaruara në emër të bashkëshortes së Muhaxhirit.

Ai ka deklaruar edhe se ka kredi 99 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Muhaxherit janë 15 mijë e 40 euro nga buxheti komunal i Pejës ndërsa të hyrat e bashkëshortes së tij janë më të larta. Ajo merr të hyra vjetore në vlerë të 19 mijë e 701 eurove nga paga e saj në Universitetin e Prishtinës.