Naim Rexha, ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës-Foto: Equal Rights for All Coalition/Facebook

Pasuria e UD të Drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha

Agjencia Kundër Korrupsionit gjatë ditës së sotme ka publikuar pasuritë e deklaruara nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka deklaruar në AKK se vlera e pasurisë së paluajtshme është 110 mijë euro.

Prej pasurisë së paluajtshme, Rexha ka deklaruar një shtëpi në emër të tij dhe një vend parkim e një banesë në emër të bashkëshortes së tij.

Sipas deklarimit të pasurisë, Naim Rexha ka thënë se bashkëshortja e tij posedon një veturë “Ford- Fiesta” vlera e së cilës është 4 mijë euro, pajisje dhe inventari për ordinancë stomatologjike vlera e së cilave është 5 mijë euro dhe një veturë “VW Sharan”, vlera e së cilës është 10 mijë euro dhe e cila është në emër të Rexhës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të PK-së, Rexha ka deklaruar se të hyrat vjetore të tij në bazë të pozitës së tij kapin shumën e 19 mijë eurove.

Të hyrat vjetore të bashkëshortes së Rexhës është 8 mijë euro nga buxheti i Kosovës dhe 2 mijë e 500 euro nga ordinanca stomatologjike.

Rexha ka deklaruar se merr pagë edhe nga Akademia Kosovare e Sigurisë Publike në vlerë 1 mijë euro.