Shaip Havolli, Policia e Kosovës

Pasuria e Shefit të Institucionit ku Deklarohet Pasuria

Deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nuk i ka ikur as Shaip Havolli, kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, institucionit ku zyrtarët obligohen ta bëjnë këtë deklarim.

Shaip Havolli, mori udhëheqjen e Agjencisë Kundër Korrupsion në shtator të vitit të kaluar.

Të gjithë zyrtarët e lartë shtetëror janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK). Deklarimi i pasurisë është obligim ligjorë që duhet respektuar.

Havolli ka deklaruar se ka pasuri të përgjithshme në vlerën 117 mijë e 771 euro.

Sipas regjistrit të pasurisë, kreu i AKK ka pasuri të paluajtshme që “peshon” 83 mijë e 600 euro, ndërsa pasurinë e luajtshme e ka vlerësuar 5 mijë e 500 euro.

Të hyrat vjetore të Havollit, bashkëshortes së tij dhe fëmijëve ai ka deklaruar 28 mijë e 761 euro.