Arkiv - Nikola Kabashiq. Foto: Kallxo.com

Pasuria e Nikolla Kabashiq, kryetar i Gjykatës së Mitrovicës

Një apartament në vlerë 45,000.00 euro, si dhe një apartament tjetër 1/3 e të cilit e ka trashëguar në 26,000.00 euro, kjo është pasuria e paluajtshme e deklaruar nga kryetari i Gjykatës së Mitrovicës Nikolla Kabashiq.

Kabashiq në Agjencionin Kundër Korrupsion pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura Renault njëra me vlerë 1,990 dhe tjetrën me vlerë 13,000.00 euro.

Para të gatshme të mbajtura në bankë, Nikolla Kabashiq i ka të deklaruara për dy banka, me shumë 10,852.87 ndërsa tjetrën 2,000.00.

Kurse te të hyrat vjetore Kabashiq brenda një viti nga paga mujore ka deklaruar se merr 27,539.33 euro, ndërsa nga PIO Fond 1,615,046.6 Dinarë Serb e që në në Euro i bie rreth 13 Mijë e 682 Euro pension vjetor.

PIO Fond  – Pio është një Fondacion me Seli në Beograd, nga ku Kabashiq ka deklaruar se nga ky fond merr shumën prej  1,615,046.6 Dinarë Serb, përkatësisht 13 Mijë e 682 Euro pension vjetor.

Fondi parashikon sigurimin pensional dhe invalidor të gjithë personat që është e detyrueshme sipas Ligjit, dhe  persona të cilët janë të përfshirë në këtë Fond Sigurimit, pavarësisht nëse janë punonjës, apo persona të vetëpunësuar.

PIO Fond – Fondi siguron sigurim pensional dhe invalidor

Ndërsa, të hyrat e bashkëshortes së tij ka deklaruar pagën mujore në vlerë prej 4,000.00 Euro nga Tv Most – Zveçan.